Banorët e Taslixhes përkrahin Daut Haradinaj për Prishtinën
BKT
   Komunat

Banorët e Taslixhes përkrahin Daut Haradinaj për Prishtinën

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj së bashku me kandidaten për Asamble Komunale, Vjollca Govori kanë zhvilluar takim me banorët e lagjes Taslixhe.

Haradinaj ka treguar se gjatë këtij takimi ka theksuar edhe njëherë se në qeverisjen e tij do të ketë barazi sa i përket investimeve.

“Kjo lagje ka probleme kryesisht me infrastrukturë të qëndrueshme. Rregullimi i rrugëve dhe trotuareve, krijimi i hapësirave rekreative sportive si dhe kabllimi nëntokësor janë vetëm disa nga çështjet që duhet trajtuar me urgjencë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

 


MË SHUME NGA    Komunat