10:25 / 19.09.2021
Tri ndeshje në Superligën e Kosovës, ky është derbi kryesor
Do të zhvillohen sot edhe tri ndeshjet e mbetura të Superligës së Kosovës për t’u kompletuar edhe xhiroja e pesët ë këtij edicioni.
Ballkani-Llapi dhe Malisheva-Feronikeli ishin dy ndeshjet hapëse që u zhvilluan dje në kuadër të kësaj jave, raporton KosovaPress.
Kampioni aktual Prishtina që nuk e ka nisur aspak mirë këtë sezon sot do të ballafaqohet me Dukagjinin nga ora 15:00.
Gjilani e pret Ulpianën, kurse sfida kryesore do të jetë ajo ndërmjet Drenicës dhe Dritës nga ora 16:00.
Drenica që po vazhdon të befasojë në këtë fillim të edicionit të ri ka 10 pikë dhe renditet në vendin e tretë në tabelë, kurse Drita është një pozitë më poshtë me tetë pikë.























