12:49 / 19.09.2021
Bulliqi: Nuk do ta përdor veturën zyrtare në fushatën zgjedhore
Kandidati për kryetar të komunës së Podujevës nga Lëvizje Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se nuk do ta përdorë veturën zyrtare si kryetar komune për takimet në kuadër të fushatës zgjedhore.
Bulliqi ka shkruar në Facebook se veturën zyrtare sikurse deri më tani do ta përdorë vetëm për punë që hyjnë në kuadër të aktiviteteve ditore si kryetar i komunës.























