Gjini takon Veliaj: Gjakova dhe Tirana kanë lidhur miqësi të ngushtë
BKT
   Komunat

Gjini takon Veliaj: Gjakova dhe Tirana kanë lidhur miqësi të ngushtë

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini e ka quajtur të ngrohtë pritjen e Veliut dhe ekipit të tij.

“Pritje e ngrohtë nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ekipi i tij i mrekullueshëm”, ka shkruar Gjini në Facebook.

Ai tha se Gjakova dhe Tirana kanë lidhur miqësi të ngushtë.

“Gjakova dhe Tirana kanë lidhur miqësi të ngushtë të cilën do ta ruajmë e çojmë përpara me bashkëpunim për projekte të reja, në interes të qytetarëve të të dyja komunave. Ndër këto projekte është edhe “Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon” ngjarje kjo e cila na bashkon edhe më shumë si komb”, shtoi Gjini.


MË SHUME NGA    Komunat