Jashari fton bizneset të aplikojnë për ndarjen e granteve
BKT
   Komunat

Jashari fton bizneset të aplikojnë për ndarjen e granteve

Komuna e Skenderajt ka hapur thirrjen për aplikim me qëllim të mbështetjes së bizneseve me grante në vlerë mbi 83 mijë euro, ku komuna do të bashkëfinancojë 30 për qind të shumës totale.

Kryetari Bekim Jashari ka bërë të ditur se afati për aplikim është deri në fund të muajit tetor të këtij viti.

“Pas nënshkrimit të marrëveshjes muaj më parë, me organizatën gjermane “Help Kosovo”, kemi hapur thirrjen për aplikim për mbështetjen e mbi 25 ide biznesore apo bizneseve të vogla, me grante, vlera totale e të cilave mbërrin në 83,031.43 euro, ku komuna jonë do të bashkëfinancojë me 30% të shumës totale. Andaj të dashur qytetarë, ju ftoj që të aplikoni në këtë thirrje për aplikim, deri më datën 31.10.2021”, shkruan Jashari në Facebook.

Të gjitha detajet rreth aplikimit për grante gjenden në linkun: https://kk.rks-gov.net/skenderaj/neës/hapet-thirrja-per-aplikim-per-grante-nga-komuna-dhe-organizata-help/


MË SHUME NGA    Komunat