Objekti i Teatrit për Fëmijë ka kaluar në pronësi të BFI-së
BKT
Rajoni dhe Bota

Objekti i Teatrit për Fëmijë ka kaluar në pronësi të BFI-së

Drejtuesit e Teatrit Shqiptar për Fëmijë dhe të Rinj në Shkup thonë se nuk janë të njoftuar për një vendim të tillë. Drejtoresha e këtij institucioni Dijana Toska na tha përmes telefonit se për një vendim të tillë nuk ka për çfarë të prononcohet derisa nuk është e njoftuar zyrtarisht.

Të njëjtin qëndrim ka edhe Ministria e Kulturës, përmes së cilët ka shkuar njoftimi për kthimin e objektit dhe parcelës në pronësi. Zëvendësministri i Kulturës, Sedat Sulejmani na premtoi se do të interesohet për çështjen në fjalë dhe do të na njofton zyrtarisht. Deri në këto momente nuk morëm qëndrim plotësues nga njeriu i dytë i dikasterit të Kulturës.

Jo zyrtarisht mësohet se Teatrit për Fëmije dhe të Rinj do t’i ofrohet një pjesë e Teatrit Kombëtar Shqiptar në Shkup, por aktorët janë shprehur kundër një veprimi të tillë. Së fundi Qeveria me buxhetin për vitin 2021 kishte ndarë mjete për rinovimin e objektit në Çarshi, përkatësisht bodrumin e teatrit për fëmijë dhe përshtatjen e tij për kushte pune./Alsat


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota