Sot është Dita e Pavarësisë së Bullgarisë
BKT
Rajoni dhe Bota

Sot është Dita e Pavarësisë së Bullgarisë

Pavarësia e Bullgarisë, e shpallur solemnisht në Veliko Tërnovo, u festua në të gjithë vendin që në vetë ditën e shpalljes. Veçanërisht domethënëse ishte festa në qytetin tonë të Burgasit në Detin e Zi, ku për herë të parë tingëlloi Himni i Pavarësisë

Autori është Georgi Shagunov - dirigjent i Regjimentit të 24 -të të Këmbësorisë të Detit të Zi, një muzikant me një kontribut të madh në zhvillimin e orkestrës simfonike, koreve të ndryshme dhe për themelimin e operës në qytet.

Më 22 shtator 1908, i frymëzuar nga ngjarja e madhe, Shagunov kompozoi si tekstin, ashtu edhe melodinë e Himnit. Bashkë me Orkestrën Frymore Ushtarake ata udhëtonin nëpër Burgas, e interpretonin Himnin, ndërsa njerëzit këndonin bashkë me ta.

Sidoqoftë, Himni i Pavarësisë mbeti i harruar për shumë vite. I gjetur në arkivat e kompozitorit, ai u rikthye në jetë në fillim të mijëvjeçarit të ri. Incizimi që ju ofrojmë është realizuar nga Kori i Përzier dhe Orkestra Simfonike e BNR, autori i aranzhimit dhe dirigjent është Metodi Matakiev.(bnr).


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota