Daut Haradinaj: Arbëria do të bëhet me teleferik
BKT
   Komunat

Daut Haradinaj: Arbëria do të bëhet me teleferik

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka vazhduar të shpalos programin e tij për kryeqytetin në secilin segment të tij.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se lagja ‘Arbëria’ do të kthehet në njërën nga zonat më atraktive të Kryeqytetit.

“Lagja Arbëria do të kthehet në njërën nga zonat më atraktive të kryeqytetit me një projekt publiko – privat”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se shkallët në këtë lagje do të bëhen me teleferik.
“Ndërtimi i teleferikut tek shkallët e Arbërisë do t’i lehtësojë banorëve lidhje më të shpejtë me Qendër”, është shprehur ai.


MË SHUME NGA    Komunat