10:45 / 23.09.2021
MSH Maqedoni të Veriut: Brenda 24 orëve janë aplikuar mbi 7 mijë vaksina
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 7.518 qytetarë, 1.624 prej të cilëve kanë pranuar dozën e parë, ndërkaq numri i personave të vaksinuar në vendin tonë shkon në 778.408 persona, transmeton Alsat.
Sipas statistikave të Ministrisë, në vend gjithsej janë aplikuar 1.482.287 doza të vaksinave, ndërkaq janë rivaksinuar 703.878 qytetarë.























