Haradinaj: Gjithmonë besnik ndaj Obiliqit, Xhelal Krasniqi njeri i dëshmuar
BKT
   Komunat

Haradinaj: Gjithmonë besnik ndaj Obiliqit, Xhelal Krasniqi njeri i dëshmuar

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një video deklarate nga Obiliqi, iu është drejtuar qytetarëve për zgjedhjet e 17 tetorit.

Për qytetarët e Obiliqit të cilët i dhanë dritë Kosovës, Haradinaj ka thënë se ‘’krenohem me faktin se kam mundur të jem me ju, të qëndroj besnik ndaj juve. Krenohem me ligjin për Obiliqin, krenohem edhe me këtë shesh që e kam përkrah dikur.’’

Sot Haradinaj e konsideron për nder të kërkojë besimin e qytetarëve për programin e AAK-së dhe për kandidatin për kryetar, Xhelal Krasniqi.

‘’Një njeri i dëshmuar, por po ashtu një i ri, me vizion të ri për Obiliqin’’, është shprehur Haradinaj, duke siguruar se ‘’ me Xhelalin dhe me asambleistët tonë, Obiliqi do ta vazhojë rritën dhe zhvillimin dhe do t’ju qëndroj besnik si në të kaluarën.’’

Kujtojmë se AAK ka udhëhequr me Obiliqin për dy mandate radhazi, e synon mandatin e tretë kësaj radhe me kandidat të ri, Xhelal Krasniqin.


MË SHUME NGA    Komunat