Sezoni turistik vera 2021 – i suksesshëm, por i shkurtër

Sezoni turistik vera 2021 – i suksesshëm, por i shkurtër

Sezoni veror në Bullgari në kushtet e pandemisë është relativisht i suksesshëm, evidentoi dikasteri turistik javën e kaluar.

Gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht shihet një rritje e turistëve me 70 për qind në krahasim me një vit më parë. Në pushimoret detare më shumë gjatë kësaj vere ishin miqtë nga Rumania dhe Bullgaria. 3.7 milion turistë gjithsej zgjodhën për të pushuar në vendin tonë këtë verë. Bashkitë e qyteteve Varna, Primorsko dhe Nesebër mirëpritën pushuesit më të shumtë, kur në disa vende ishte pothuajse e pamundur të gjesh dhoma në dispozicion në hotelet.

Sidoqoftë pronarët e hoteleve thonë, se punësimi i lartë në kulmin e sezonit të shkurtër veror që sivjet vazhdoi mezi 40 ditë , nuk mund të kompensoje humbjet e tyre si rezultat i restrikcioneve epidemike nga fillimi i vitit, si dhe mungesa e përkrahjes adekuate nga ana e shtetit.