09:23 / 27.09.2021
66 pacientë me koronavirus po trajtohen në Spitalin e Pejës
Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po trajtohen 66 pacientë me koronavirus. Prej tyre, 52 janë në oksigjenoterapi, 9 në CPAP dhe 10 në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në Komunën e Pejës aktualisht janë 232 raste aktive me COVID-19, duke u renditur si komuna e tretë për nga numri i rasteve aktive.























