Ahmeti përuron objekt të ri shkollor në Gadime
BKT
   Komunat

Ahmeti përuron objekt të ri shkollor në Gadime

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka përuruar sot një objekt të ri shkollor në fshatin Gadime, me ç’rast uroi për fillimin e vitit të ri shkollor.

“Nxënësit e shkollës së mesme “Ulpiana” vitin e ri shkollor do ta nisin si është më së miri: në objekt të ri, modern dhe me kushte cilësore të mësimit”, shkroi kandidati i LDK-së në Facebook.

“Urime nxënësve, mësimdhënësve, stafit dhe të gjithë banorëve të kësaj ane”.

“Arsimi do të vazhdojë të jetë prioritet i imi, padyshim”, ka shtuar Ahmeti.

 

 

 


MË SHUME NGA    Komunat