28 shtatori, Dita e Dëshmorëve të Komunës së Ferizajt
BKT
   Komunat

28 shtatori, Dita e Dëshmorëve të Komunës së Ferizajt

Në nder të Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së Komuna e Ferizajt, përkatësisht përvjetorit të 23-të të Epopesë së Jezercit, jeni të ftuar nesër, për homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit - Ferizaj.

Po sot bëhet edhe promovimi i klubit të motoristëve veteran, me akronimin ,,MK VETERANET E ZONËS OPERATIVE TË NERODIMËS"

Nëse keni motorra?
Jeni të mirseardhur në bashkangjitje, ku destinacioni i parë i këtij klubi do të jetë Ferizaj, Jezerc, Reqak, Shtime, Lipjan, Hani i Elezit, Kaçanik dhe vizita e fundit do të jetë pran Lapidarit të Komandantit Ahmet Kaqiku në fshatin Brod.

28.09.2021 - e martë 

10:00 - homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit - Ferizaj

Gjaku i Dëshmorëve është çmimi i lirisë, nuk ka jetë të dinjitetshme pa qenë kombi apo vet njeriu i lirë, falë gjakut të Dëshmorëve ne sot po e gëzojmë lirinë.

Lavdi gjithë Dëshmorëve të Kombit, urime dita e Dëshmorëve komuna jonë!

Ardhja juaj nderon gjakun, veprën dhe sakrificën e Dëshmorëve për Liri.


MË SHUME NGA    Komunat