Ismaili: Do të krijojmë rripin e gjelbër nga rrethi me flamur deri në Gërmi
BKT
   Komunat

Ismaili: Do të krijojmë rripin e gjelbër nga rrethi me flamur deri në Gërmi

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka thënë sot në një konferencë për media se në planin e tij për Prishtinën është edhe krijimi i një rripi të gjelbër që ndërlidh lagjet me hapësirat e gjelbëra ekzistuese me ato që do t’i krijohen e të cilat do të mirëmbahen me sistem efiçient të ujitjes.

Ismaili ka treguar se dizajnimi i rripit të gjelbër, përfshinë mobilerinë urbane, ndriçimin, llojet e drunjve dhe të gjelbërimit që do të përdoren, duke krijuar një tërësi që shtrihet nga rrethi me flamur e deri në parkun e Gërmisë.

Sipas tij, ky projekt do të përfundojë më së largu deri në dhjetor të vitit 2024.


MË SHUME NGA    Komunat