Sot tri ndeshje interesante në Superligë
BKT
Sport

Sot tri ndeshje interesante në Superligë

Sot zhvillohen tri ndeshje në kuadër të javës së 7-të në Superligën e Kosovës në futboll. Edhe kjo javë sjellë përballje interesante dhe rivalizuese.

Në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, takohen Drenica dhe Malisheva, skuadra këto që i kanë befasuar të gjithë me nismën e mrekullueshme në edicionin e ri. Të dy ekipet kanë mbledhur nga 11 pikë dhe janë në pozitat dy dhe katër, andaj sot do të tentojnë që të vazhdojnë me formën e tyre të mirë. Gjilani synon vazhdimësinë ndaj Llapit pas triumfit në derbin e madh ndaj Dritës. Llapjanët janë në krizë të rezultateve, por do të mundohen që pikërisht në këtë duel të bëjnë kthesën e nevojshme. Në anën tjetër, Ballkani do të luajë kundër Feronikelit dhe vlerësohet favorit për të arkëtuar tri pikë të reja. Ndeshjet fillojnë në orën 15:00.