​Uran Ismajli prezanton projektin për ndërtimin e spitalit të Prishtinës
BKT
   Komunat

​Uran Ismajli prezanton projektin për ndërtimin e spitalit të Prishtinës

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e PDK-së, Uran Ismajli ka prezantuar sot projektin për ndërtimin e spitalit të Prishtinës.

Ai u zotua se ky projekt është ndër prioritetet e tij dhe si i tillë do të jetë i gatshëm deri në vitin 2024.

Ismaili tha se në mungesë të këtij spitali prishtinasit janë detyruar të marrin shërbime në spitalet private, gjë e cila e ka rënduar xhepin e tyre. Ai tha se fizibiliteti për spitalin e Prishtinës është i gatshëm, pasi është përgatitur gjatë mandatit të tij si ministër i Shëndetësisë.

“Projekti dhe plani i fizibilitetit janë gati. Spitali do të ketë kapacitete 200 shtretër, katër dhoma operimi, 54 dhoma të intervenimit dhe një kapacitet prej më shumë se 200 profesionistëve shëndetësorë”, tha ai.


MË SHUME NGA    Komunat