10:33 / 30.09.2021
Besart Krasniqi premton investime në Kodrën e Trimave në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje, Dega në Prishtinë, ka prezantuar platformën në Kodrën e Trimave në Prishtinë.
Para qytetarëve, kandidati për Asamble nga Lëvizja Vetëvendosje, Besart Krasniqi, ka thënë se kjo laje ka dhënë shumë për Kosovën.
“Lagjja jonë ka dhanë një kontribut të madh për vendin tonë. Andaj meriton më shumë përkrahje më shumë investime”, tha ai. Besart Krasniqi është nipi i dëshmorit Ismet Krasniqi i cili është vrarë nga forcat serbe në demonstratat e përgjakshme të vitit 1989.























