Totaj: Mbështetja për kulturën nuk bëhet veç me fjalë, por me punë konkrete
BKT
   Komunat

Totaj: Mbështetja për kulturën nuk bëhet veç me fjalë, por me punë konkrete

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tij, kanë zhvilluar një takim me kryesinë e Shoqërisë Kulturo Artistike “Agimi” si me dhe një pjesë të valltarëve të kësaj shoqërie.

Në takim, është vlerësuar lartë kontributi i kësaj shoqërie për ruajtjen dhe kultivimin e traditave shpirtërore të Prizrenit.

”Angazhimi i juaj e mban gjallë traditën e mrekullueshme të Prizrenit. Me shpirtin tuaj plotë entuziazëm, shoqëria ”Agimi” është djepi i trashëgimisë kulturore të qytetit tonë”, ka thënë Shaqir Totaj para të pranishmëve.

Ai më pas u ka premtuar atyre se me fitoren e PDK-së dhe ate falë edhe përkrahjes së qytetarëve, “Kultura do të jetë e përkrahur vazhdimisht. Fokusi ynë do të orientohet në mbështetje për shoqatat emblematike të Prizrenit, ku zë vend të merituar edhe ShKA “Agimi”. Me qeverisjen tonë fillon agimi i ri për kulturën e trashëgiminë folklorike të Prizrenit. Gjithashtu do të bëjmë përpjekje që me përkrahjen tonë kultura e Prizrenit të prezantohet në gjithë botën përmes “Agimit””.

Totaj në vazhdim të fjalës së tij ka theksuar se do të ndihmohen dhe përkrahen edhe individët, që punojnë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

”Përkrahja e komunës me fitoren e PDK-së do të jetë e fokusuar për të gjithë mbrojtësit dhe kultivuesit e përhapësit e trashëgimisë kulturore pa dallim komunitesh e besimesh, sepse komunitet në Prizren janë thesar dhe pasuri me vlerë për qytetin tonë të bukur”.


MË SHUME NGA    Komunat