Mehmeti zotohet për mbështetjen e sportistëve
Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, nga AKR-ja Gëzim Mehmeti, ka vizituar KF “Ramiz Sadiku”.Ai me këtë rast ka kujtuar kohën sa merrej aktivisht me sport, por edhe është zotuar se do të mbështesë sportistët e rijnë.
“Unë kam lidhje emocionale me këtë vend sepse luaja futboll. Me basketboll vazhdova si sportist. Më vjen mirë se kush merret me sport kanë mendjen e shëndoshë”.“Unë u zotova se do të rregullojmë tribunat, por gjëja më e rëndësishme është se ato ekipe që punojnë me gjenerata të reja do të kenë më shumë ndihmë nga komuna e Prishtinës. Unë si kryetar do të mendoj për mirëqenien e fëmijëve”.
Kastriot Kasumi, sekretar i shkollës së futbollit “Ramiz Sadiku”, tha se kanë probleme me tribunat dhe parkingun.
“Ende duhet me na ndihmuar sidomos rregullimin e infrastrukturës përcjellëse tribuna dhe janë në gjendje qysh jon kon para 30 vjetëve. Kemi problem me parking, por disa i kemi rregulluar”.
Ndërsa Fatos Dili, asamblist i AKR, theksoi se nga shkolla “Ramiz Sadiku” kanë dalë shumë lojtarë të që tashmë i njeh edhe Evropa.
“Po më vjen mirë që me punën e tij me rrit numrin e kësaj shkolle. Nga këtu kanë dalë shumë lojtarë të mëdhenjve që tash i njeh Evropa Amir Rrahmani”.























