Analistët: Bahtiri duhet të japë përgjegjësi, keqmenaxhoi paranë publike
Komuna e Mitrovicës që qeveriset nga Agim Bahtiri i Lëvizjes Vetëvendosjes është e zhytur deri në fyt në borxhe.
Kjo e ka detyruar Thesarin e Shtetit që t’i drejtohet me një shkresë zyrtare, ku tërheq vëmendjen te mungesa e burimeve financiare për t’i paguar edhe pagat e administratës.
Më 22 shtator, Drejtori i Përgjithshëm i Thesarit të Shtetit, Ahmet Ismaili, ka dërguar një shkresë lidhur me keqmenaxhimin e buxhetit të Komunës së Mitrovicës së Jugut, duke detyruar të bllokohen fondet e kësaj komune. Lidhur me këtë skandal të borxheve, ka folur edhe avokati Arbër Jashari.
Ai për portalin “Demokracia”, ka thënë se duhen bërë planifikimet e duhura buxhetore, e nëse nuk bëhen këto atëherë si pasojë e papërgjegjshmërisë dhe keqmenaxhimit të disa zyrtarëve, dëmtohet buxheti i Kosovës, rrjedhimisht xhepi i qytetarëve.
“Shteti si në nivelin qendror e po ashtu në nivelin lokal, duhet me kohë t’i bëjë planifikimet e duhura buxhetore, në mënyrë që ato obligime kontraktuale që i merr përsipër t’i realizoi, në të kundërtën, palët do të kërkojnë realizimin e tyre në rrugë gjyqësore, çka shtetit i kushton me shpenzime ekstra, shumë herë më të mëdha, pasi që duhet t’i paguajë edhe shpenzimet e procedurës, edhe kamatën ligjore.
Në këtë formë, si pasojë e Analistët: Agim Bahtiri duhet të japë përgjegjësi, keqmenaxhoi paranë publike papërgjegjshmërisë dhe keqmenaxhimit të disa zyrtarëve, dëmtohet buxheti i Kosovës, rrjedhimisht xhepi i qytetarëve”, ka thënë avokati Arbër Jashari. Jashari: Për dëmet që ia solli kryetari Bahtiri qytetarëve duhet të japë përgjegjësi “Në bazë te nenit 58, pika b, të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, kryetari i komunës, mbikëqyr administrimin financiar të komunës, prandaj rrjedhimisht është përgjegjësi kryesor për dëmet eventuale buxhetore, në komunën që administron.
Qytetarët duhet të kërkojnë llogari për këto dëme dhe më e pakta që mund të bëjnë, përgjegjësit t’i ndëshkojnë me votë”, ka shtuar ai.























