Uran Ismaili nënshkruan zotimet për lagjen Ulpiana
Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka vazhduar me nënshkrimin e zotimeve të punëve që do ti bëjë nëpër lagje e fshatra të Prishtinës.
Sot, para dhjetërave banorëve të lagjes Ulpiana, Ismaili ka nënshkruar zotimet e tij konkrete të cilat ka thënë se do ti përfundoj deri në vitin 2024.
Ai ka thënë se këto zotime do të mbesin si dëshmi të cilat nuk mundeni me i harru. “Juu keni me i pa dhe keni me pasë ma të lehtë me më mbajtë për fjale.”, ka thënë ndër të tjera ai.
“Ulpiana duhet të ketë pastërti në çdo pjesë të lagjes. Kontenjerat e mbeturinave nuk munden me qenë pika të zeza të lagjes. Tunelet nuk munden me qenë të errëta e të rrezikshme. Qenët endacak nuk munden me na rreziku fëmijët e ma të dashurit tanë. Na kemi nevojë të bëjmë një jetë ma të qetë e të sigurtë për krejt. “, ka thënë ai.
Ismaili u zotua se deri në Tetor 2024 do t’i ndreq problemet e mëposhtme të Ulpianës:
Transformimin e tregut të Ulpianës në një vend atraktiv për tregtarët dhe qytetarët
Ndriçim efiçient në çdo rrugë të lagjes
Rregullim i fontanës
Shtimi i pikave grumbulluese të mbeturinave dhe shportave të rrugës
Pastërti të plotë në çdo pjesë të lagjes, përfshirë tunelet
Parking për çdo familje
Trajtim dhe mirëmbajtje e të gjitha hapësirave të gjelbëra ekzistuese dhe lidhja e tyre me hapësirat qendrore
Trajtimi i fasadës dhe probleve të tjera të soliterave të Ulpianës
Largim i azbestit nga kulmet e ndërtesave
Trajtimi i ndërtesave dhe zgjerimi i projektit nga NPB për hyrje dhe fasada
Shndërrimi i ish-strehimores së lagjes në qendër për komunitet
Shtimi i brezave gjelbërues përgjatë rrugëve kryesore
Rregullimi dhe mirëmbajtja e mbikalimit tek shkolla “Ali Sokoli”
Largimi i problemit të qenve endacakë
Shtimi i shtigjeve të reja për çiklistë dhe lidhja e atyre ekzistuese në rrjet
Rregullimi dhe mirëmbajtja e fushave sportive
Rregullim i hapësirave publike tek qendra tregtare (Lesna)
Mirëmbajtja dhe ndriçimi i të gjitha tuneleve nëpër lagje
“Këto janë zotimet e mia për Ulpianën. Kemi me ndreqë bashkë Prishtinën edhe çdo lagje të saj. Skemi me u anku, e skemi me kqyr mbrapa. Kemi me bo maksimumin për Prishtinën, sepse Prishtina na bashkon. “, ka përfunduar Ismaili.























