NPB nis rrënimin e lokaleve biznesore në Prishtinë
BKT
   Komunat

NPB nis rrënimin e lokaleve biznesore në Prishtinë

NPB sot ka nisur rrënimin e disa lokaleve biznesore pranë shkollës ”Xhevdet Doda”, në Prishtinë.

Sipas burimeve të RTK-së, NPB ka nisur rrënimin e disa lokaleve biznesore, pranë shkollës "Xhevdet Doda", gjatë ditës së sotme.

Por ajo që duhet theksuar është se kulmet e këtyre lokaleve kanë material të përbërë nga azbesti, që është i rrezikshëm për shëndetin, me përmbajtje kancerogjene.

Po sipas burimeve të RTK-së, Policia e Kosovës po vërehet duke shkuar në vend të ngjarjes.


MË SHUME NGA    Komunat