Krasniqi: Me Muhamed Kallabën, Kamenica do të ketë qeverisjen që meriton
BKT
   Komunat

Krasniqi: Me Muhamed Kallabën, Kamenica do të ketë qeverisjen që meriton

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka qëndruar sot në kamenicë, ku ka thënë se Kamenica meriton një qeverisje tjetër që u ofron perspektivë qytetarëve të saj.

Në një postim në Facebook, Krasniqi është shprehur se kandidati i PDK-së për Kamenicën, Muhamed Kallaba ka marrë përsipër këtë mision jashtëzakonisht të rëndësishëm për qytetarët e kësaj komune.

“Ai e ka mbështetjen tonë, e do ta marrë edhe mbështetjen e qytetarëve të Kamenicës, pa dallime politike, që me 17 tetor të nisë punën për ta zhvilluar këtë komunë me shumë potencial.”, shkruan Krasniqi.


MË SHUME NGA    Komunat