Abdixhiku nga Peja: Me Gazin në Pejë, bindshëm dhe me të parën
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sonte ka vizituar komunën e Pejës me ç ‘rast është takuar me strukturat e këtij subjekti politik si dhe me kandidatët për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vetë në facebook, ka thënë se kryetari Muhaxheri është një kryetar i jashtëzakonshëm dhe një mik i madh dhe i drejtë.
“Me Gazin, në Pejë, bindshëm dhe me të parën. Një kryetar i jashtëzakonshëm, një mik i madh e i drejtë. Mburremi me të, siç mburret secili qytetar në Pejë. Gaz, je shembull. Vazhdo njëjtë”, thuhet në profilin e kryetarit Abdixhiku, teksa nuk e tha asnjë fjalë për kandidatët për asamblenë e Pejës.
Ndryshe, vlen të theksohet se të pranishëm në këtë aktivitet ishin: Luan Pavata, Xhenet Syka – Kelmdendi, Drite Maloku, Shqiprim Muriqi, Rexhep Kurtbogaj, Myrvete Salihi, Albulena Mujaj – Bajraktaraj, Faik Zekaj si dhe kandidatët e tjerë të listës zgjedhore të LDK-së për asamblenë e Pejës në zgjedhjet e 17 tetorit. /ZARFI INFO/























