Inter nuk gabon ndaj Sassuolos, fiton me përmbysje
BKT
Sport

Inter nuk gabon ndaj Sassuolos, fiton me përmbysje

Inter ka arritur fitore duke përmbysur rezultatin në udhëtim tek Sassuolo me rezultat minimal 1-2, transmeton Indeksonline.

Vendësit kaluan të parët në epërsi me Domenico Berardin i cili shënoi nga penalltia në minutën e 22, rezultat që përfundoi pjesa e parë.

Në minutën e 58 zëvendësuesi Edin Dzeko barazoi shifrat, për të shënuar më pas Lautaro Martinez nga pika e bardhë, gol që në fund pati vlerën e tri pikëve për skuadrën e Inzaghit./indeksonline