Pensionisti nga Ferizaj dorëzon portofolin e gjetur
BKT
   Komunat

Pensionisti nga Ferizaj dorëzon portofolin e gjetur

65 vjeçari Imer Zekolli nga Ferizaj, në rrugën "Gjon Serreqi ", në Ferizaj, dje ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura.

Sipas njoftimit të policisë, portofoli i përkiste Lirie Beqirit, e moshës 56 vjeçare nga Ferizaj me profesion fizioterapeute.

“Ai menjëherë portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj. Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronares Lirie Beqirit i kthehen paratë 182.50 € dhe dokumentet e sajë. Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetarin Imer Zekolli për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë”, thuhet në njoftim. 


MË SHUME NGA    Komunat