Koeman optimist se gjërat do të përmirësohen
BKT
Sport

Koeman optimist se gjërat do të përmirësohen

“Fjalët mbështetëse të Laportës? Kemi folur për organikën dhe për skuadrën, kam kërkuar sqarime sepse kjo është e rëndësishme për besimin. Është e rëndësishme që lojtarët të dinë, se çfarë vendimi ka marrë presidenti. Unë e di që jemi Barcelona dhe duhet të fitojmë të gjitha ndeshjet. Presioni ekziston gjithmonë për një trajner, në çfarëdo niveli që drejton”.

Janë këto fjalët e Ronald Koeman, trajnerit të Barcelonës pas humbjes që skuadra e tij pësoi në transfertë përballë Atletico Madridit.

Holandezi ka theksuar se ndihet i vlerësuar që ka besimin e drejtuesve të klubit, ndërsa përsa i përket ndeshjes së zhvilluar në “Wanda Metropolitano” ka shtuar:

“Nuk i shfrytëzuam rastet e krijuara. Dhe nuk mund të lëmë kaq shumë hapësira kur humbasim topin, folëm edhe para ndeshjes”. Tekniku ka mbyllur deklaratën e tij besimplotë se gjërat do të përmirësohen në të ardhmen: “Kur të rikthehen në skuadër të dëmtuarit, do të përmirësohemi në çdo aspekt”.