15:57 / 03.10.2021
Mbyllen pjesët e para në tri sfidat elitare, raportet dhe rezultatet
Janë mbyllur pjesët e para në tri sfidat e ditës së sotme në BKT Superliga e Kosovës në futboll.
Derbi mes Dritës dhe Prishtinës është ende pa gola, derisa Feronikeli është në epërsi ndaj Ulpianës (1-0), sikurse Llapi ndaj Dukagjinit (1-0).
Derbi i klasikes kosovare në vitet e fundit mes Dritës dhe Prishtinës është ende pa gola, pavarësisht rasteve. Ndeshja është e baraspeshuar, por për momentin ende nuk ende asnjë lojtarë nuk e ka gjetur rrugën drejt golit.
Ndërkohë, Llapi është në epërsi ndaj Dukagjinit, pas golit të bukur me kokë nga Riveria (12′).
Gjithashtu, Feronikeli në “Rexhep Rexhepi” po e mposht Ulpianën me golin e Drilon Lekut (26′).
Pas pak nisin pjesët e dyta.























