Xhafer Tahiri fushatë derë më derë
BKT
   Komunat

Xhafer Tahiri fushatë derë më derë

Kandidati aktual dhe kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka vazhduar fushatën derë më derë e lagje për lagje, fshatra e qytete.

Këtë herë në Sllatinë bashkë me deputeten Rrezarta Krasniqi e asambleistin Ismet Hajrizi.

“Sot kemi vazhuar fushatën derë më derë në Fsh. Sllatinë. Bashkë me deputeten Rrezarta I. Krasniqi e asambleistin Ismet Hajrizi”.

Tahiri tha se në Sllatinë kanë përfunduar rrugën kryesore, rrjetin e ujësjellësit duke hequr edhe mbeturinat.

“Në Sllatinë kemi përfunduar rrugën kryesore, rrjetin e ujësjellësit, kemi hequr mbeturinat ndërsa janë kontraktuar tashmë kanalizimi e ndriçimi publik. Në vitin tjetër përfundojmë trotuarin dhe 100% të rrugëve lokale sepse Sllatina e meriton”.


MË SHUME NGA    Komunat