10:41 / 04.10.2021
26 pacientë me COVID-19 po trajtohen aktualisht në Spitalin e Pejës
Numri i pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në Spitalin e Pejës ka rënë dukshëm.
Aktualisht të shtrirë në këtë spital janë 26 pacientë me COVID-19, ku 13 prej tyre janë në oksigjenoterapi.
Tre pacientë janë në CPAP, derisa tre pacientë të tjerë janë në gjendje të rëndë.
Spitali i Pejës bën të ditur se dy pacientë janë pranuar gjatë 24 orëve të fundit.























