12:44 / 04.10.2021
Qytetarët të cilët mund të marrin dozën e tretë të vaksinës në RMV
Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë Veriore, Venko Filipçe njoftoi sot se dozën e tretë të vaksinës përveç personave të moshës mbi 60 vjeçe do të marrin edhe qytetarët e tjerë të moshave më të reja, përcjell Alsat.
“Informata e dytë është rekomandimi i Komitetit për imunizim, që përveç qytetarëve të moshuar dozën e tretë do të mund ta marrin edhe qytetarët e tjerë pa dallim, të moshës dhe pa dallim nëse kanë apo jo sëmundje tjera kronike”, tha Filipçe.























