Vjelja e rrushit bën bashkë kandidatët e Suharekës
BKT
   Komunat

Vjelja e rrushit bën bashkë kandidatët e Suharekës

Ngjarja tradicionale e vjeljes së rrushit “Vjelja e rrushit Kosova 2021”, bashkoi kandidatët e të gjitha partive për kryetar të komunës së Suharekës.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), ka ftuar të rinjtë që të merren me bujqësi, ndërsa institucioneve t’i ndihmojnë bizneset.

“Ky event na bashkoi të gjithëve, dhe tashmë vjelja e këtij rrushi po jep një mesazh të qartë se sa ka rëndësi kultivimi i saj dhe prodhimi i verës. Andaj bëj thirrje edhe tek të rinjtë që të përvetësojnë fushën e bujqësisë dhe të mos hezitojnë të punojnë në fusha pasi ata janë ardhmëria jonë. Ka shumë rëndësi që të mbështeten bizneset”, tha Shahini.

Pronari i AgroKosova Holding Haziz Tafaj, tha se për vite me radhë vjelja e rrushit bashkon shumë kultura dhe personalitete të ndryshme.

“Tash e sa vite organizojmë tradicionalisht vjeljen e rrushit, sado që ishte pandemia dhe po vazhdon akoma ne arritëm që të realizonim këtë manifestim”.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj tha se qëllim kanë që të ruajnë traditën e kultivimit dhe vjeljes së rrushit.

“Qëllimi i komunës tonë është që ta përcjellim tradicionalisht këtë traditë, ku qëllimi jonë kryesor është që ta rrisim sa më shumë këtë traditë”, tha Muharremaj.

Edhe kandidati nga LDK, Ardian Shala tha se duhet që të vazhdohet me kultivimin e rrushit, për cka edhe nijhet ky regjion.

“Neve na mbetet ta kultivojmë këtë kulturë dhe të rrisim këto kapacitete, duke u premtuar mbështetje tutje sidomos të bizniseve”, tha Shala.

Kandidati nga PDK, Murtez Zekolli tha se është e rëndësishme që të ruhet mirëqenia e të rinjve në mënyrë që të mos largohen nga vendi po tu ofrohet garanci, raporton EO.

Kurse Lumnije Ajdini nga AKB bëri thirrje që të konsumohen produktet vendore.


MË SHUME NGA    Komunat