15:18 / 04.10.2021
Berisha prezanton planprogramin konkret për infrastrukturë
Kandidati për kryetar të komunës së Istogut, Bekë Berisha përmes një postimi në Facebook ka prezantuar edhe pikën e gjashtë të planprogramit të tij, që përfshihet infrastruktura dhe shërbimet për qytetarë.
Sipas Berishës, ky program ka të bëjë me ndërtimin e shtratit të lumit, stazat e ecjes, ndërtimin e rrugëve lokale, projekti për rrjetin e kanalizimit.
Ndërsa sa i përket shërbimeve për qytetarë, Berisha ka paraparë, infrastrukturë institucionale për shërbime të shpejta, shërbime komunale të shpejta digjitale, shërbime në shtëpi për kategori specifike dhe furnizim me ujë të pijshëm.























