16:23 / 04.10.2021
Interi ofertë 20 milionë për yllin e Chealseat
Interi po insiston për mbrojtësin spanjoll, Marcos Alonso, raporton “Tuttomercatoweb”.
Mësohet se Interi është i gatshëm t’i ofrojë Chelseat rreth 20 milionë euro, me mbrojtësin që ka kontratë me Blutë deri në vitin 2023.
Këtë sezon, 30-vjeçari ka luajtur shumë pak dhe nuk bën pjesë në planet e Tuchel.























