Hyseni prezanton projektin për ngrohtoren e qytetit: Iinvestimi më i madh
BKT
   Komunat

Hyseni prezanton projektin për ngrohtoren e qytetit: Iinvestimi më i madh

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Podujevën, Ekrem Hyseni ka prezantuar projektin e ngrohtores së qytetit, duke theksuar se një projekt i tillë do të ndikojë në jetë më cilësore, ajër të pastër, reduktim të prerjes së pyjeve dhe punësim e zhvillim. Ai premtoi se ky investim 10 milionë euro, do të realizohet gjatë mandatit të tij katër vjeçar.

Në sheshin e Podujevës, para qytetarëve ai e ka quajtur këtë projekt si investimin më të madh kapital, i bërë ndonjëherë në Podujevë.

Hyseni: Ngrohtorja lidhet ngushtë me cilësinë e jetës së qytetarit

"Lidhet ngushtë me cilësinë e jetës së qytetarit, lidhet me ruajtjen e ambientit, lidhet me cilësinë e ajrit, lidhet me shëndetin dhe prandaj do ta ketë fokusin tonë, ndër projektet më të mëdha kapitale që komuna e Podujevës e ka pasur ndonjëherë. Lokacioni i këtij projekti ende nuk është vendosur, për arsyeje se burimet e energjisë i kemi disa opsione dhe nëse si burim energjie do ta përdorim koogjenerimin nga avulli i KEK-ut, atëherë ky lokacion do të jetë ne pjesën jugore të qytetit, sepse andej na përshtatet. Ndërkohë, nëse fillojmë me djegien në biomasë, atëherë ne kemi mundësi ta lëvizim atë lokacion dje ta përshtatim sipas studimit të fizibilitetit", ka thënë ai.

Ai theksoi se financimi i këtij projekti ka dy opsione dhe se do të jetësohet në fund të mandatit të tij, në rast se do t’i besohet vota nga qytetarët.

Hyseni: 2,5 milionë euro t'i investojmë çdo vit

"E ka një kosto rreth 10 milionë euro dhe sigurim primar të financimit do të shohim financimin nga burime financiare jashtë buxhetit të shtetit. Dhe opsioni i dytë është që ne kemi të planifikuar këtë buxhet, i cili është me një kosto prej 10 milionë euro. Është i ndarë për katër vjet si projekt katër vjeçar, i cili i bie që 2,5 milionë euro t'i investojmë çdo vit", ka deklaruar ai.

Më tej, Hyseni ka premtuar se projekti i ngrohtores së qytetit do të përfundojë gjatë mandatit kqtër vjeçar.

Hyseni: Ngrohtorja do të përfundojë në fund të mandatit

"Realizimi i tij është katër vjeçar dhe në fund të mandatit do të përfundojë. Viti i parë është vetëm studim i fizibilitetit që ta kemi një projekt sa më mirë të realizuar. Pra është projekt katër vjeçar", u zotua Hyseni.

Kurse, ka hedhur poshtë të gjitha kritikat se një investim i tillë do të dëmtojë sheshin e qytetit.

Hyseni: Ky projekt nuk do të kalojë nëpër shesh

"Ekspertët tanë e kanë bërë plan që ky projekt të mos kalojë në shesh por mbrapa objekteve dhe është shumë me rëndësi që nuk kalon nga sheshi. Harta zonale vetëm është në proces të miratimit, ne do ta përshtatim gjatë studimit të fizibilitetit edhe me hartën zonale që do të miratohet shpejt", ka thënë Hyseni.

Ekrem Hyseni gjatë shpalosjes së këtij projekti shtoi se është kërkesë unanime e qytetarëve llapjane dhe se 30 mijë banorë do të jenë përfitues të ngrohtores së qyteti


MË SHUME NGA    Komunat