Tahiri zotohet se komuna do të jetë me bizniset që krijojnë vende të reja
Kryetari i Vushtrrisë, kandidat i LDK-së për kryetar komune, Xhafer Tahir ka zhvilluar takime me bizniset vushtrriase.
Tahiri me këtë rast ka thënë se do të jetë gjithmonë afër bizniseve që krijojnë vende të reja të punës për çdo lehtësim e kërkesë që ata kanë duke u shprehur i lumtur që ky biznes i ri është përkrahur nga Komuna duke i dhënë hapsirë në Zonën Ekonomike në Lumadh.
Postimi i plotë i Tahirit:
Kam vizituar sot Timber Home, biznes i ri e i sukseshëm në Vushtrri. Jam i lumtur që ky biznes i ri është përkrahur nga Komuna duke i dhënë hapsirë në Zonën Ekonomike në Lumadh.Vushtrria po zhvillohet, bizneset po përparojnë e po modernizohen duke ofruar punësim e zhvillim.Komuna dhe unë do të jemi afër bizneseve që krijojnë vende të reja të punës për çdo lehtësim e kërkesë që ata kanë.#4 + #vushtrri























