Presidenti i KE-së takon Zaevin dhe Radevin
BKT
Rajoni dhe Bota

Presidenti i KE-së takon Zaevin dhe Radevin

Në prag të samitit të Brdo, presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel zhvilloi një takim me kryeministrin Zoran Zaev dhe presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, përcjell Alsat.

Michel shkruan se pret që liderët e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut të arrijnë kompromisi për shmangien e pengesës së fundit për mbajtjes e konferencës së parë ndërqeveritare të Shkupit dhe Tiranës me BE-në.

“Dialogu është kyç për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit. Diskutuam me presidentin bullgar, Roumen Radev, kryeministrin maqedonas Zaev, presidentin e KE dhe Janez Jansa mbi rëndësinë e zgjidhjes së shpejtë të çështjeve të mbetura bilaterale të hapura për t’i hapur rrugë nisjes së bisedimeve për anëtarësim të Ballkanit Perëndimor”, shkruan presidenti Michel.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota