Pezullohen punimet për rrënim të objekteve me kulme azbesti
BKT
   Komunat

Pezullohen punimet për rrënim të objekteve me kulme azbesti

Ministria e Mjedisit ka pezulluar punimet e Ndërmarrja Publike Banesore SH.A. Prishtinë për rrënimin e objekteve me kulme azbesti që konsiderohen se kanë përbërje kancerogjene të rrezikshme për shëndetin e banorëve.

Ky njoftim i është komunikuar sot Këshillit të banorëve të Lakrishtës nga ministri Liburn Aliu gjatë një takimi në ministri. Siç u bë e ditur, mostrat për të përcaktuar shkallën e kontaminimit dhe të rrezikut të shkaktuar nga rrënimet e papërgjegjshme do të dërgohen për analiza jashtë vendit meqenëse në Kosovë nuk ka laborator të licencuar. Ministri premtoi se do të rishikohet i tërë dokumentacioni rreth këtij projekti në përputhje me obligimet legjislative dhe mjedisore në vend. Banorët shprehën shqetësimin lidhur me shëndetin e tyre dhe kërkuan të merren masa urgjente nga Ministria dhe institucionet kompetente. Ata shprehën shqetësimin e ekspozimit të përditshëm në këtë mjedis dhe mos njoftimit dhe mos marrjen e masave paraprake për evitimin e rrezikut të shkaktuar.


MË SHUME NGA    Komunat