Spitali i Pejës dhe i Vushtrrisë nuk kanë më pacientë me COVID-19
Në Spitalin e Pejës dhe në atë të Vushtrrisë nuk ka më pacientë duke u trajtuar kundër COVID-19.
Sipas njoftimit të SHSKUK-së, rënie të rasteve ka edhe në spitalet e tjera, por edhe në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Në klinikat COVID-19 të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 106 pacientë me COVID-19.
Nga raporti 24-orësh i SHSKUK-së bëhet e ditur se 73 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe gjashtë në gjendje të rënduar shëndetësore.
Sa u përket klinikave të QKUK-së, numri më i madh i pacientëve është duke u trajtuar në Klinikën Infektive, ku janë të hospitalizuar 29 pacientë, ndërsa sa u përket spitaleve, është ai i Ferizajt i cili ka numrin më të madh të pacientëve, me gjithsej 18.























