14:18 / 08.10.2021
Icardi-PSG pranë divorcit, tri ekipe në “luftë për të
Që pas ardhjes së Lionel Messi, Mauro Icardi nuk është më në planet e teknikut.
E ardhmja e tij shihet akoma dhe më shumë larg ekipit parisien. Gjithsesi, disa ekipe “big” janë të gatshëm të marrin shërbimet e sulmuesit 28-vjeçar.
Juventus , Milan dhe Tottenham janë të gatshme të dalin në sulm për argjentinasin.
Milan e sheh Icardin si zëvendësuesin ideal të Zlatan Ibrahimoviç por do të jetë një derbi italian me Juventus për shërbimet e ish-sulmuesit të Inter.























