Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri-Poloni
BKT
Sport

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri-Poloni

Sfida Shqipëri-Poloni e cila do të zhvillohet ditën e martë në orën 20:45 në “Air Albania”, do të jetë me një stadium të tejmbushur.

Gazeta “Panorama Sport” ka pyetur sot në të gjitha pikat e shitjes në Tiranë dhe përgjigja ka qenë e njëjtë: “nuk ka më, kanë mbaruar të gjitha.”.

Sipas rregullit në fuqi në Shqipëri, stadiumet janë të hapura në masën 30% të kapacitetit, por për ndeshjen me Poloninë me gjasë kjo nuk do të pijë ujë…

Ndeshja e Shqipërisë ndaj Polonisë është e vlefshme për grupin “I” të fushatës kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022” dhe për kuqezinjtë e Rejas do të jetë një takim tepër i rëndësishëm për fatet e Kombëtares për një kualifikim në Kupën e Botës.