Dardanët zhvillojnë seancën e fundit stërvitore në Stokholm
BKT
Sport

Dardanët zhvillojnë seancën e fundit stërvitore në Stokholm

Kosova do të ndeshet ndaj Suedisë ditën e nesërme (e shtunë), në ndeshjet kualifikese të Botërorit “Katar 2022”.

Dardanët pak orë më parë kishin arritur në Stokholm, gjersa tani ata janë duke e zhvilluar seancën e fundit stërvitore atje, në prag të ndeshjes së nesërme, transmeton "lajmi.net".

Kujtojmë që Kosova deri tani ka katër pikë të mbledhura pas pesë ndeshjeve të zhvilluara përgjatë këtyre ndeshjeve kualifikuese, duke u gjendur e katërta në tabelë, gjersa kundërshtari i ardhshëm i dardanëve pozicionohet aktualisht në pozitën e dytë në tabelë me nëntë pikë të mbledhura.