13:27 / 09.10.2021
Kosova U17 pëson humbje nga Sllovenia
Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat U17 ka pësuar humbje nga Sllovenia, ku pas 90’ minutave lojë rezultati është 1:0 në favor të nikoqirëve.
Golin për Slloveninë dhe të vetmin në ndeshje e shënoi mesfushori Aleks Ristic, i cili shënon në minutën e 68’ të ndeshjes për 1:0, përcjell KosovaPress.
Me pikët e reja, Sllovenia përforcon vendin e parë në Grupin 9, ku gjendet në kuotën e gjashtë pikëve, kurse Kosova zë vendin e dytë në tabelë me gjithsej tre pikë nga dy ndeshje të zhvilluara.
Rezultati final i ndeshjes së sotme mes Sllovenisë dhe Kosovës U17 është 1:0 në favor të sllovenëve.























