Kështu duket tabela e Grupit ku gjendet Kosova
BKT
Sport

Kështu duket tabela e Grupit ku gjendet Kosova

Kosova është mposhtur bindshëm në sfidën përballë Suedisë me rezultat 3:0, ndeshje kjo që u zhvillua në “Friends Arena” në Stokholm.

Suedia e ka dominuar ndeshjen dhe me plot meritë fitoi për t’i mbajtur gjallë shpresat për kualifikim, derisa Kosovës i mbetet të përmirësohet shumë, sidomos në fazën e sulmit aty ku assesi nuk po arrin të gjejë golin, pavarësisht se krijon shumë raste.

Kosova pas 6 ndeshjeve ka shënuar 1 fitore dhe një barazim, për të mbetur e parafundit në tabelë me 4 pikë.

Tabela e Grupit B ku janë edhe Suedia, Greqia dhe Gjeorgjia tabela duket kështu.