Artistët dhe artdashësit mbështetin Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, ka takuar sot disa artistë, të cilëve u ka premtuar ndërtimin e një monumenti që u dedikohet ekskluzivisht vetëm artistëve të qytetit ndër vite.
Ja postimi i tij i plotë:
Artistët e Mitrovicës gjithmonë na e kanë ushqyer shpirtin. Arti dhe kultura ishin pasuri e Mitrovicës. Artistët i jepnin shpirt qytetit tonë. Sot i takova disa prej tyre dhe i falënderova për gjithçka që kanë bërë për artin dhe kulturën në Mitrovicë.
Kulturëdashësit e Mitrovicës do të bëhen me objektin e ri të Muzeut të Qytetit dhe Bibliotekës së Qytetit, me sallën e rregulluar të Teatrit të Qytetit në Qendrën e Kulturës, me objekt të Qendrës Kulturore në Kçiq të Madh dhe me monumentin e memories kolektive në sheshin “Adem Jashari”.
Në shenjë falënderimi të përjetshëm për të gjithë mitrovicasit që i kanë dhënë shumë artit dhe kulturës sonë, ne do ta ndërtojmë edhe një monument që i dedikohet ekskluzivisht vetëm artistëve të qytetit ndër vite.
Bashkë për artin dhe kulturën në Mitrovicë!























