23:01 / 09.10.2021
Flet heroi Broja: Ja ç’më tha Reja, tani të mposhtim Poloninë
Armando Broja, heroi i kuqezinjve ndaj Hungarisë, pa mundur t’i fshehë emocionet, deklaroi se tani mendja duhet të jetë te Polonia.
“Më tha trajneri a je gati? Po i thashë. Sa hyra, Bare me pasoi dhe bëra golin. Jemi bërë një skuadër e mirë, jemi të bashkuar dhe sa herë që vijmë me Kombëtaren bëjmë më shumë. Edhe në ato dy ndeshje në Elbasan ishin shumë të fortë”, tha Broja.
“Tani jemi të përqendruar për Poloninë dhe të ftojmë. Mendjen e kemi për të fituar ndeshjen”, deklaroi Broja.























