00:58 / 10.10.2021
Robin Krasniqi humb titullin e botës, mundet nga Boesel
Boksieri shqiptar më famë botërore, Robin Haxhi Krasniqi, e ka humbur titullin e Botës, pasi sonte është mundur nga Dominic Bosel, raporton RTKLive.com.
Boksieri kosovar nuk ia doli që ta mbrojë titullin e kampionit të botës në peshat super të mesme, versioni IBO, pasi humbi duelin me gjermanin Boesel.
Gjermani me vendim të gjyqtarëve mposhti Krasniqin, në një duel tejet të fortë.
Meçi mes Krasniqit dhe Boesel, ka prodhuar një duel mjaft të fortë me goditje të fuqishme për plot 12 runda.
Djali nga Juniku ishte më i mirë, sidomos në tri rundet e fundit, megjithatë, gjyqtarët i dhanë fitoren gjermanit. /RTKLive/























