Ky është trofeu për më të mirin e Ligës së Kombeve
BKT
Sport

Ky është trofeu për më të mirin e Ligës së Kombeve

Kështu duket trofeu i Ligës së Kombeve për të cilin po luftojnë Spanja dhe Franca

Dy kombëtaret e fuqishme evropiane, Spanja dhe Franca, janë duke luftuar për më të mirin e Ligës së Kombeve.

Këto dy skuadra janë duke u ballafaquar në stadiumin “Giuseppe Meaza” në Itali dhe ndeshja ka nisur nga ora 20:45, transmeton KosovaPress.

Para fillimit të ndeshjeve, legjenda e Portugalisë Luis Figo e ka prezantuar trofeun para të pranishmëve në stadium, trofe ky i cili do t’i dhurohet kapitenit të njërës prej dy skuadrave në fushë.