Busquets ndez polemikat: Franca fitoi me gol të parregullt
BKT
Sport

Busquets ndez polemikat: Franca fitoi me gol të parregullt

Pas humbjes së finales së Nations League ndaj Francës me rezultatin 1-2 është ndalur përpara mikrofonave edhe kapiteni i Spanjës, Serigo Busquets.

Ai nuk e fshehu zemërimin ndaj arbitrit për vendimin e marrë te goli i Mbappe si dhe u shpreh shumë i zhgënjyer me rezultatin.

“Është një zhgënjim i madh. Goli i dytë duhet të jepej pozicion jashtë loje. Nuk ka asnjë kuptim.

Nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të përgëzojmë kampionët dhe të vazhdojmë në rrugën që kemi nisur. Ne kemi ende për të bërë një hap më shumë për të fituar tituj dhe ky është qëllimi ynë. Jemi përpjekur të kemi zotërimin e topit dhe t’i lëvizim ata nga njëra anë në tjetrën, por në momentin tonë më të mirë ata e përmbysën lojën shumë shpejt. Mbappe ishte pozicion jashtë loje, por gjyqtari tha se Eric preku topin. Nuk ka kuptim. Që të jetë në pozicion të rregullt duhet që topi të luhet rregullisht. Garcia u përpoq të largonte topin si çdo mbrojtës. Ai nuk donte ta pasonte atë”.